INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lehtësira për marrjen e shtetësisë shqiptare! Drafti i ri ju vjen në ndihmë dhe kosovarëve

Lehtësira për marrjen e shtetësisë shqiptare! Drafti i ri ju vjen në ndihmë dhe kosovarëve

Publikuar më: 10:45 02-08-2019

Të gjithë personat me origjinë shqiptare pavarësisht se mund të kenë lindur në shtete të ndryshme të botës, nëse arrijnë të vërtetojnë origjinën do të marrin shtetësinë. Ky është projektligji më i fundit “Për shtetësinë” i miratuar nga qeveria. Në të ka disa ndryshime neni 6 ku parashikohet “Fitimi i shtetësisë me origjinë”.

Më konkretisht në draft sqarohet se shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare e kërkuesit me të paralindurin deri në tre breza.
Nëse plotëson këto kritere personi mund të bëjë kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare dhe të ketë prova të besueshme për origjinën. Lajm i mirë vjen dhe për qytetarët e Kosovës që në 2013 u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare edhe pse mund të provojnë kombësinë shqiptare. Tashmë ky vendim shfuqizohet.
Në projektligj citohet: “Ligji nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, i ndryshuar, vendimi nr.554, datë 3.7.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”, dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen.”
Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është edhe dhënia e shtetësisë shqiptare për këdo që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria pranon që ti jepet shtetësia çdo personi që lind brenda territorit të saj edhe nëse asnjë prej prindërve nuk ka shtetësinë shqiptare. Ky model zbatohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273