INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lehtësohen procedurat për shtetësinë shqiptare, por shtrenjtohen tarifat

Lehtësohen procedurat për shtetësinë shqiptare, por shtrenjtohen tarifat

Publikuar më: 08:50 05-09-2019

Ligji i ri për Shtetësinë, vërtet ka më shumë lehtësira për përfitimin e shtetësisë, por kostot do të jenë shumë më të larta. Në përmbajtje të relacionit theksohet se tarifa aktuale nuk korrespondon me koston e shërbimit, por ka dhe një të mirë, pasi do të sjellë rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, dhe është afro dhjetëfish më shumë se ajo aktuale. Të ardhurat që parashikon për buxhetin e shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milion lekë.
Deri më tani tarifa për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare është në masën 5.000 lekë për personat që aplikojnë brenda vendit, dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit nga ky shërbim kapën vlerën e 4.760 mijë lekë.
Në vitin 2018 për shtetësi shqiptare aplikuan, 1.000 persona, nga të cilat 700 kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 nga jashtë vendit.
Dhënia e shtetësisë shqiptare të huajve jepet nëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, kulturor apo kombëtar dhe shoqërohet me efekte ekonomike apo sociale, pasi motivon ushtrimin e veprimtarive me interes për Shqipërinë.
Ndërsa me ndryshimet e reja mund të përfitojnë dhe ata që mund të verifikojnë shtetësinë shqiptare edhe pse mund të jenë brez i tretë. Me shumë të ngjarjë do të pritet një fluks kosovarësh që do kërkojnë të marrin shtetësinë shqiptare, pasi ata kanë dhe interes se me pasaportën shqiptare mund të udhëtojnë pa viza.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201