INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leicester City me një dorë te titulli kampion

Leicester City me një dorë te titulli kampion

Publikuar më: 04:02 25-04-2016

Leicester City tashmë është më pranë se kurrë fitimit të titullit kampion në Angli. “Dhelprat” e Claudio Ranierit shkatërruan Swansean me rezultatin 4-0 dhe tani kur kanë mbetur vetëm 3 ndeshje nga fundi ata janë plot 8 pikë larg Tottenham të vendit të dytë, por që ka një ndeshje më pak.

Ka qenë një shëtitje ndeshja e djeshme për Leicester, teksa goli i Mahrez, dopieta e Ulloa dhe goli në fund i Albrighton e dërgojnë pranë titullit historik këtë ekip të vogël. Tashmë ekipit kryesues i duhen edhe 2 fitore për të mbërritur tek titulli kampion. Ndërkohë Arsenal u ndal në një barazim pa gola në fushën e Sunderland dhe tashmë rrezikon seriozisht vendin e katërt në renditje gjë që mund t’a privojë nga Champions League.

Article Logic
Execution time: 0.0043818950653076