INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leicester nuk ndalet,  4 fitore e ndajnë nga titulli kampion

Leicester nuk ndalet, 4 fitore e ndajnë nga titulli kampion

Publikuar më: 17:36 03-04-2016

Rezultatet pozitive për Leicester nuk kanë të ndalur. Edhe këtë të dielë, ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri ka marrë një fitore minimale 1-0 në fushën e tij ndaj një kundërshtari të fortë si Southampon duke iu afruar më shumë fitimit të titullit kampion në Premier League.

Një gol i shënuar nga Morgan në fundin e pjesës së parë i ka mjaftuar “dhelprave” për të siguruar 3 pikët shumë të rëndësishme ku kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund të sezonit të Premier League .

Leicester ndodhet në kuotën e 69 pikëve, 7 më shumë se ndjekësi me i afert Tottenham dhe +11 nga Arsenali që ndodhet në vendin e 3-të. Leicesterit do t’i mjaftonin 4 fitore dhe pavarësisht rezultateve të ndjekësve Tottenham e Arsenal, ata do të arrinin mrekullinë duke fituar titullin kampion.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826