UEFA Champions League përcaktoi mbrëmjen e së martës 2 çerekfinalistet e rradhës. Bie në sy kualifikimi i kampionëve të
Anglisë, Leicester, të cilët mundën në fushën e tyre Sevillan me rezultatin 2-0. Nga një gol për cdo pjese, të shënuar nga Morgan dhe Albrighton i dhanë suksesin dhelprave për të vazhduar ëndrrën Champions. Ndeshja e parë në Spanjë kish përfunfuar me rezultatin 2-1 në favor të andaluzëve. Në ndeshjen tjetër, ashtu sic pritej, Juventusi mori një fitore minimale në Torino ndaj Portos. Ashu si në ndeshjen e parë, ekipi portugez mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Maxi Perreiras. Penalltinë e shkaktuar nga ky i fundit, e ktheu në gol argjentinasi Dybala. Çerekfinalistet e përcaktuara deri më tani janë Barcelona, Real Madrid, Bayern Mynih, Dortmund, Leicester dhe Juventus. Në mbrëmje luhen 2 çiftet e fundit të fazës së 1/8 të kompeticionit prestigjoz Champions League.