INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leje për të qëlluar 'skifterët' edhe nëse janë të pa armatosur

Leje për të qëlluar 'skifterët' edhe nëse janë të pa armatosur

Publikuar më: 15:24 10-06-2018
Qeveria e re italiane mund të rikthejë për shqyrtim një tematikë të vjetër, që lidhet me ndryshimin e Kodit Penal në rastet e vetëmbrojtjes nga hajdutët e banesave.
 
“La Stampa” shkruan se qeveria e re po diskuton për nenin 52 me qëllim që kundërpërgjigja me armë ndaj hajdutëve, edhe në rastet kur këta të fundit të jenë të paarmatosur, të konsiderohet mbrojtje e ligjshme.
Kur është diskutuar kjo nismë më herët, kanë qenë të shumtë ata që e kanë cilësuar këtë si një “liçensë për të vrarë”. Edhe me parashikimet e tanishme ligjore, rezulton se në 90 % të rasteve, ata që kanë qëlluar mbi hajdutët, janë shpallur të pafajshëm.
 hajdut-skifetr.jpg
Article Logic
Execution time: 0.003654956817627