INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lejet e ndërtimit. Rriten me 65% në gjysmën e parë të vitit

Lejet e ndërtimit. Rriten me 65% në gjysmën e parë të vitit

Publikuar më: 15:46 31-08-2018

Tregu i ndërtimeve ka njohur rritje. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit u rrit sërish në tremujorin e dytë të vitit. Gjatë tre muajve u dhanë 270 leje ndërtimi, rritje kjo me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjysmën e parë të vitit, në Shqipëri janë dhënë gjithsej 491 leje ndërtimi, 65% më shumë krahasuar me 6-mujorin e parë 2017. Për të tretin vit radhazi, lejet e ndërtimit po rriten me ritme të shpejta. Kjo kohë përkon afërsisht me heqjen e moratoriumit për dhënien e lejeve të reja dhe me aplikimin e sistemit të lejeve online.
Bllokimi për shkak të moratoriumit, por edhe përmirësimi gradual i kërkesës së brendshme, kanë shtuar nevojën për ndërtime të reja. Krahasuar me vitet e mëparshme, lejet e ndërtimit janë më pak të përqendruara në ndërtime rezidenciale.
Sipas INSTAT, dy të tretat e lejeve janë dhënë për ndërtime rezidenciale, ndërsa një e treta për ndërtime tregtare dhe industrial. Kjo dëshmon vazhdimësinë e investimeve të larta të biznesit në pasuri të paluajtshme. Në rritje të ndjeshme është edhe vlera e parashikuar e projekteve të lejeve. Vlera e përafërt e ndërtimeve për të cilat është miratuar leja është rreth 9.4 miliardë lekë, nga 7.5 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Edhe në tremujorin e dytë numri më i madh i lejeve të ndërtimit u dha në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768