INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lejoi ndërtime të paligjshme, arrestohet shefi i INUV-it Vlorë

Lejoi ndërtime të paligjshme, arrestohet shefi i INUV-it Vlorë

Publikuar më: 10:50 08-03-2016

Një kompleks ndërtesash 6, 11 dhe 12 kate në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ka rezultuar se është bërë pa asnjë leje nga kompania “Endriu 008” dhe kjo ka çuar në pranga shefin e INUV-it në këtë qytet, disa inspektorë si dhe një ndërtues. David Tushe, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Vlorës, është arrestuar nga policia për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm. Prokuroria e Vlorës njofton se nisi hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008” po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën. Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit. Në bazë të dokumentacionit të mbledhur gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezultoi se Inspektorati Vendor Urbanistik (INUV) i Bashkisë Vlorë ka pasur dijeni për ndërtimin e këtij pallati dhe nuk ka kryer asnjë urdhërim për ndalimin e tij. Gjithashtu organi i akuzës Vlorë, krijoi dyshime se nga ana e zyrtarëve janë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ndërsa për administratorin e kompanisë së ndërtimit janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ka konsumuar elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”. 

Article Logic
Execution time: 0.0019271373748779