INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lejuan burgje sekrete për torturat e CIA-s, dënohen Lituania dhe Rumania

Lejuan burgje sekrete për torturat e CIA-s, dënohen Lituania dhe Rumania

Publikuar më: 14:25 31-05-2018

Lituania dhe Rumania vihen nën akuzë pasi kanë dhunuar ligjin europian mbi ndalimin e torturave. Dy shtetet kanë lejuar që CIA (Shërbimi i Inteligjencës Amerikane) të torturojë në territorin e tyre dy terroristë të dyshuar të al-Kaidës. Dy terroristët Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri u kapën pas sulmeve të 11 shtatorit dhe tashmë ndodhen në burgun e Guantanamos, në Kubë. Mësohet se CIA ka operuar me burgje sekrete duke shfrytëzuar territore në Lituani dhe në Rumani. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se të dyja vendet kishin shkelur ligjin evropian mbi ndalimin e torturës. Lituania dhe Rumania u urdhëruan të paguajnë 100,000 euro dëmshpërblim për secilin nga personat e torturuar. Ekzistenca e të ashtuquajturave "vende të zeza" të CIA-s për marrjen në pyetje të të dyshuarve u mbajt sekret për shumë vite pas 11 shtatorit. Abu Zubaydah, një palestinez pa shtetësi i lindur në Arabinë Saudite, mendohet të ishte rekrutuesi kryesor i al-Kaidës në vitet 1990 dhe më vonë u bë një organizator kyç, që lidhi Osama Bin Laden me qelizat e tjera të al-Kaidës. Abd al-Nashiri, i lindur në Arabinë Saudite udhëhoqi operacionet e al-Kaidës në rajonin e Gjirit, sipas inteligjencës amerikane. Ai supozohet se ka organizuar sulmin ndaj ‘USS Cole’ në Jemen në vitin 2000, i cili la 17 të vdekur. Vendimi i GJEDNJ-së tha se Rumania priti një burg të CIA-s gjatë viteve 2003-2005, ku Abd al-Nashiri iu nënshtrua "një regjimi tepër të ashpër burgimi". Në vendim thuhet gjithashtu se ai ju nënshtrua një trajtimi çnjerëzor. I njëjti vendim u lëshua edhe kundër Lituanisë, lidhur me Abu Zubaydah. Burgu i CIA-s në Lituani vepronte në vitet 2005-2006. Artikulli tre i Konventës ndërkombëtare të të drejtave njerëzore citon se është e ndaluar tortura dhe se askush nuk mund të bjerë pre e praktikave të tilla. Por duket se Lituania dhe Rumania e kanë shkelur e kanë shkelur konventën.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834