Bleona Qereti është një ndër këngëtaret shqiptare më të mira me shumë vite në skenë, por kohët e fundit po e vijon karrierën e saj në Amerikë. Por edhe pse jeton në “tokën e premtuar”, Bleona vjen shpesh në vendin tonë dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për “syri kosova”.
Këngëtarja shquhet edhe për jetën luksoze e në këtë intervistë ka treguar blerjen e saj më të çmendur.
"Kam blerë një ‘dhomë me oksigjen’, ku futesh për për një orë e gjysmë dhe merr oksigjen. Është një gjë që nuk më duhet dhe që e kam përdorur vetëm një herë në shoë-n tim “Euros of Hollywood”, që e kam pasur para 5-vjetësh në Amerikë”, ka treguar Bleona.