Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë, që na ka bërë tepër, por tepër krenarë me arritjet e tij në fushën e kinematografisë botërore.
Përveçse një aktor shumë i suksesshëm, djal simpatik dhe i përkushtuar pas familjes, Blerimi njihet edhe për jetën luksoze që bën, nxitur kjo jo vetëm nga të ardhurat e profesionit, por edhe nga fakti se vjen nga një familje tepër e pasur.
Shpeshherë vëmendja e fansave është drejtuar te çmimet e veshjeve të aktorit, që duhet ta pranojmë na kanë lënë pa fjalë, siç ndodhi edhe së fundmi.
Faqja e njohur e Instagramit “what they wearin” ka zbuluar se një nga orët e Blerimit, kushton 800,000 euro.