INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leku letër! Në vetëm një vit, Dua Lipa ka dyfishuar pasurinë! Shihni sa MILIONA EURO ka në llogarinë e saj bankare!

Leku letër! Në vetëm një vit, Dua Lipa ka dyfishuar pasurinë! Shihni sa MILIONA EURO ka në llogarinë e saj bankare!

Publikuar më: 21:33 27-04-2020

Dua Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë. Ka vetëm pak ditë që ka publikuar albumin “Future Nostalgia”, dhe ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, i cili përkthehet ndryshe edhe në miliona euro.

Prestigjozja “The Sun” ka shkruar se ylli i muzikës pop është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të showbizit në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë paund ose ndryshe 28 milionë euro.

Pasuria e saj krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar nga 11.8 milionë paund (13 milionë euro).

“The Sun” ka shkruar se gjithashtu Dua Lipa numëron në bankë 17.3 milionë paund (19 milionë euro) sipas shifrave të paraqitura në ‘Companies House’.


“Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, ka thënë një burim nga industria e muzikës për “The Sun”.

Vlen të rikujtojmë se Dua Lipa rrezikoi duke e publikuar albumin “Future Nostalgia” në kohë izolimi, ama ky rrezik që mori tanimë po i shpërblehet më së miri. Madje, ky album po qëndron prej javësh në vendin e parë në “Top Charts”, diçka që e kishte arritur vetëm këngëtarja Adele me albumin “25”.

Këto suksese të njëpasnjëshme, këngëtarja shqiptare po i shijon me partnerin e saj Anwar Hadid dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.

83627189_817333205405257_173206386369616857_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828