Ende pa u mbyllur marrëveshja zyrtare midis Juventusit dhe Real Madridit, Cristiano Ronaldo po kalonte pushimet në Greqi me familjen e tij. Ditët e pushimeve të tij ai i kaloi në njw restort nw rajonin e Peloponezit dhe duket se lojtari ka ngelur jashtëzakonisht i kënaqur nga shërbimi që i është bërë. Më së tepërmi nga mbajtja larg e paparacëve që donin të kapnin moment nga jeta e tij private. Si shenjë falenderimi Ronaldo ka lënë në fund një “çek” me vlerën 20 mijë euro dhe ka lënë porosi që shuma t’u ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.