Kanë vijuar dhe ditën lëkundjet në Vlorë, por më të lehtë nga ato të një dite më parë.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti me të njëjtën epiqendër në fshatin Vermik ka qenë me një magnitudë 3 ballë.
Një ditë më parë rreth orës 20:14, Vlora u tronditë nga disa lëkundje të forta me magnitudë 4.8 ballë, të cilat terrorizuan banorët.
Menjëherë pas ndjenë lëkundjet ata braktisën shtëpitë e tyre.
Deri tani nga tërmeti raportohen vetëm dëme materiale.