INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkundje të forta tërmeti, me magnitudë 5.1 ballë, epiqendra Burreli

Lëkundje të forta tërmeti, me magnitudë 5.1 ballë, epiqendra Burreli

Publikuar më: 16:48 11-08-2018

Lëkundje të forta tërmete janë ndjerë rreth orës 5:40 në disa qytete të vendit, si Tiranë, Lezhë, Bulqizë.

Mësohet se lëkundje janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Bulqizë, Laç, Elbasan dhe Pukë.

Sipas Institutit Evropian të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me madhësi 5.1 ballë i shkallës rihter.

Edhe sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 41 km larg Tiranës, në një thellësi prej 5 km.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale, përveç panikut që ka shkaktuar te qytetarët.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë.

 

esenka.PNG

 

igkjeum.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648