Lëkundje të forta janë raportuar mëngjesin e sotëm në Korçë. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti, me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km. Kjo lëkundje e fortë ka trembur qytetarët, që për të qenë të sigurt kanë dalë jashtë banesave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda.
Sipas të dhënave paraprake raportohet për dëme te konsiderueshme materiale. Disa banesa në Korçë kanë plasaditje.
Do të jenë Shërbimet e Emergjencës që do të bëjnë vlerësimet reale të dëmeve.