INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si funksionojnë emergjencat në raste tërmeti? Eksperimenti live, IN Tv telefonon 112 [VIDEO-Regjistrim]

Si funksionojnë emergjencat në raste tërmeti? Eksperimenti live, IN Tv telefonon 112 [VIDEO-Regjistrim]

Publikuar më: 10:48 04-07-2018

Pas lëkundjeve të tërmetit, të cilat e kishin epiqendrën në Gjirin e Lalëzit dhe raportohet si intensiteti ishte gati 5.2 ballë, lëkundjet janë ndjerë deri në Tiranë, banorët janë përfshirë nga paniku duke dalë jashtë ambienteve ku banonin apo punonin. Frika nga lëkundje të tjera tërmeti ka shkaktuar panik dhe banorët kanë dashur të marrin asistencë apo informacion, duke telefonuar 112, por përgjigja që marrin për gati 1 minutë e gjysëm është muzika në sfond.

Pranë redaksisë sonë, e cila ndodhet shumë pranë Vorës dhe ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë shumë, kanë mbërritur shumë telefonata nga qytetarët që pohojnë se numri i emergjencës 112 ka qënë jashtë shërbimit, pasi ju është dashur të presin në linjë për gati 2 minuta.

Ne e kemi konfirmuar vetë këtë gjë duke i kontaktuar me telefon. Emergjencat thonë se kjo ka ndodhur për shkak të fluksit. Por pyetja lind nëse do të ketë të lënduar çfarë duhet të bëjë një person ? A duhet të pres gjatë?

Telefonojmë 112

Sekondi i parë, muzikë kolona zanore nga filmi 'Aromë Gruaje'

‘Por Una Cabeza’ The Tango project

Sekondi i 60 përsëri muzikë

Sekondi 120 viojmë të dëgjojmë muzikë klasike

Sekondi 150 përsëri tango, deri sa hapet telefoni

Por sa duhet të pres një person që ka probleme?

Përgjigja: Ka shumë fluks

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877