Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka raportuar një termet me magnituda 4 të shkallës Rihter me thellësi 2.9 km , në zonën e Fierit dhe Patosin në orët e para të mëngjesit ku më pas janë regjistruar dhe disa pasgoditje me magnitud më të vogël. Lëkundja është regjistruar rreth orës 1:19 minuta dhe, sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare.
Epiqendra e tërmetit raportohet 9 kilometra në juglindje të Fierit dhe 4 km në veri të Patosit. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa duket se këto lëkundje kanë alarmuar banorët e fshatit Zharrëz në Patos.
Ditët e fundit, banorët janë ankuar për lëkundje të vazhdueshme në zonën e tyre, ndërsa akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.