Një tërmet me 3.6 ballë ka lëkundur pak minuta më parë qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave të qendrës europiane për tërmetet, lëkundja e pak minutave më parë nuk ka qenë shumë e fortë por ka shqetësuar banorët sepse ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës, 4 kilometra në thellësi të saj.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit zona e Korçës dhe gjithë juglindja e vendit është goditur nga të paktën 4 tërmete të tjerë, ku ky i fundit ka qenë më i fortë për shkak dhe të thellësisë.