INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkundjet e tokës godasin Meksikën, dhjetëra viktima / VIDEO

Lëkundjet e tokës godasin Meksikën, dhjetëra viktima / VIDEO

Publikuar më: 15:46 08-09-2017

Lëkundje të fuqishme toke janë regjistruar në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës. Tërmeti me magnitudë 8.1 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijapan, në gati 35 km thellësi. Pas goditjes, vende si Meksika, Guatemala, El Salvadori, Kosta Rika, Panamanë dhe Hondurasin u paralajmëruan për një tsunami të mundshëm. Ndërkohë, për brigjet perëndimore amerikane nuk është dhënë një masë e tillë. 

Lëkundja e tokës u ndje e egër deri në Mexiko City, ku ndërtesat janë shkundur dhunshëm e njerëzit kanë vrapuar nëpër rrugë të përfshirë nga paniku. Deri më tani bëhet fjalë për 6 viktima, 2 prej tw cilwve janw fwmijw. Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse konfirmohet magnituda e tij prej 8-ballësh, atëherë ky tërmet do të jetë i të njëjtës fuqi me ata që kanë goditur vendin në vitin 1985 dhe 1995. 

I pari e pati epiqendrën në afërsi të Mexico City dhe shkaktoi mijëra të vdekur. Bregu lindor i Meksikës sakaq po kërcënohet nga afrimi i uraganit Katia. Stuhia e kategorisë së parë është rreth 300 km në juglindje të Tampico. Erërat e saj, sipas qendrës kombëtare të uraganëve, mbërrijnë shpejtësinë 140km/h.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766