Të gjithë në një periudhë apo një tjetër të jetës kemi përjetuar të kemi akne në fytyrë dhe ndonjëherë gjendja e lëkurës degradon aq shumë sa bëjmë çmos për t'i fshehur si me produkte make up-i po ashtu dhe në foto.
Por, ashtu si dhe ne dhe të famshmit kalojnë të njëjtat probleme, por ata i fshehin ndoshta më mirë dhe paraqesin gjithmonë anën e tyre më të kuruar.
duke qenë se presioni ndaj VIP-ave për t'u dukur gjtihmonë perfektë është më i madh, ata i shfaqin dhe më rrallë ose fare "defektet" e tyre, por ky nuk ka qenë rasti i Dua Lipës.
Këngëtarja me fytyrën totalisht pa make up, na ka treguar se fytyra e saj është mbushur me akne dhe duket se lëkura e saj po kalon një periudhë të 'çmendur'.
Dhe e kuptojmë mjaft mirë, pas gjithë angazhimeve, tapeteve të kur, koncerteve është thuajse e pamundur t'a mabsh lëkurën të shëndetshme siç duhet.
E megjithatë nuk e mohojmë se jemi kaq xheloze për guximin e saj, jo pak njerëz sot i tregojnë hapur "defektet" e tyre, të paktën jo në një botë të mbushur me filtra.