Me xhaketën e saj të lëkurës, tualetin perfekt dhe bizhuteritë të mirëmenduara, Madonna dukej si një fraksion i moshës së saj të vërtetë...në shikim të parë.
Por në fund të mbrëmjes ajo nuk ia doli që të fshihte 58 vitet e saj pasi u tradhëtua nga duart e saj. Pas koleksionit të unazave në dorën e saj të djathtë duket lëkura e plakur e këngëtares, e cila bie në kundërshtim me gjithë pjesën tjetër të pamjes së saj. Por, për fat të keq, është e vetmja pjesë e divës së muzikës që po “thotë të vërtetën”. Madonna ngriti dorën e saj impulsivisht ndërsa po ndiqte fitoren historike të boksierit skocez, Connor McGregor, dhe në të u shfaqën jo vetëm rrudhat, por edhe pesha e viteve. Kjo e fundit duket se kalon edhe për legjendat e muzikës.