Vitin e ardhshëm në 10 shkolla te vendit do të pilotohet një lëndë mbi njohuritë fetare. Ky lajm fillimisht u dha nga kryeministri Rama dy ditë më parë në një aktivitet të komunitetit mysliman, po pa dhënë detaje dhe këtë të hënë është sqaruar nga Ministria e Arsimit Lindita Nikolla.
Ajo theksoi se lënda do quhet, Historia dhe kulturat fetare e do të përfshihet në kurikulat e pesë shkollave të mesme dhe 5 shkollave 9-vjeçare, përkatësisht në klasat e gjashta dhe vitin e parë gjimnaz.
Nikolla, rrëzon dhe aludimet se kush do ta japë këtë lëndë, duke thënë se lënda do jepet nga mësues dhe jo klerikë, për të shmangur predikimin. Madje Ministria e Arsimit siguron akademikët, që në fakt këto ditë janë shfaqur të shqetësuar se ky projekt do diskutohet me ta më parë dhe garanton se nuk do miratohet asgjë pa miratimin e tyre.