INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëndimi i protestuesve të PD-së, reagon presidenti Nishani

Lëndimi i protestuesve të PD-së, reagon presidenti Nishani

Publikuar më: 13:38 28-05-2017

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shprehur shqetësimin për substancën e dyshimtë me përmbajtje kimike që u hodh në ajër ditën e djeshme në hapjen e fushatës së PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Presidenca konfirmon se Nishani po kontakton se agjencitë ligjzbatuese për të përcaktuar se çfarë ndodhi konkretisht.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.
Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Article Logic
Execution time: 0.004539966583252