Një zjarr i madh i shpërthyer në apartamentin e tre vajzave, në katin e dytë të pallatit “Everest” në zonën e Astirit në Tiranë, për pak ka rrezikuar jetën e të gjithë banorëve, ndërsa njërës nga vajzat i është dashur të kapërcejë nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes.
Flakët dhe tymi ishin aq të mëdha sa në vendngjarje shkuan 4 makina zjarrfikëse të cilat bënë edhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit. Për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në vendngjarje shkuan edhe dy ambulaca si dhe forcat e policisë.
Bëhet me dije gjithashtu se vajza që kapërceu nga ballkoni i apartamentit të saj tek ai i fqinjëve, pati fraktura në këmbë dhe u dërgua për mjekim në QSUT./newsbomb.al