INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lënë vullnetarisht Gjermaninë 55 mijë emigrantë, midis tyre 15 mijë shqiptarë

Lënë vullnetarisht Gjermaninë 55 mijë emigrantë, midis tyre 15 mijë shqiptarë

Publikuar më: 18:42 28-12-2016

Një numër rekord prej 55 mijë emigrantësh janë larguar në mënyrë vullnetare nga Gjermania gjatë këtij viti, më shumë se dyfishi i numrit të të deportuarve. Sipas të përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung” ky është numri më i madh i të larguarëve me dëshirë në 16 vitet e fundit, Gati një e treta e të emigrantëve të kthyer në mënyrë vullnetare janë shqiptarë. Të dhënat për muajt janar-nëntor , kjo media i ka siguruar nga Zyra për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF).
Shumica e emigrantëve të vetëlarguar janë nga Ballkani Perëndimor. Shqiptarët formojnë grupin më të madh të të kthyerve vullnetarë me 15 mijë të tillë, ndërsa serbët, irakianët dhe kosovarët kapin shifrat e 5.000 të kthyerve vullnetarë. Gjermania regjistroi numrin rekord të azilkërkuesve gjatë vitit të kaluar, me të paktën 890 mijë të tillë të mbërritur me fluksin rekord që prej Luftës së Dytë Botërore. Gjermania deportoi 25 mijë emigrantë. Dhe siç dihet, ata që mbërritën në Gjermani prej vendeve të Ballkanit Përëndimor përgjithësisht nuk kanë të drejtë për të qëndruar atje. “BAMF” thotë se një numër gjithnjë e më i madh azilkërkuesish janë duke u rikthyer vullnetarisht në Irak, Iran dhe Afganistan. Në këtë mënyrë ata shmangin deportimin duke lënë mundësi për të rihyrë në mënyrë të ligjshme në Gjermani. Ata mbështeten gjithashtu më para. Një familje emigrante me pesë persona nga Afganistani, për shembull, mund të marrë 4,200 euro për një udhëtim me avion,dhe fonde të tjera mbështetëse që mund të shkojnë midis 1000 dhe 3000 euro për person. Gjermania në mënyrë kontraversiale e ka etiketuar Afganistan një "vend të sigurt të origjinës" dhe së fundmi ka rritur numrin e riatdhesimit në vendin e shkatërruar nga lufta. vullnetarët e kthyer gjatë këtij viti kapin shifrat e 3.200 të tillëve, rreth 10 herë më shumë sesa u kthyen në vitin 2015. Më herët gjatë këtij dhjetori, 34 afganë janë deportuar nga vendi, pasi iu refuzuan kërkesat për azil. Paralelisht me një ngritje në riatdhesimit vullnetar, policia gjermane ka mohuar hyrjen në kufijtë tokësorë, portet dhe aeroportet për 19,720 njerëzve në mes të janarit dhe nëntorit 2016. Fluksi i më shumë se një milion azilkërkuesve nga vendet e shkatërruara nga lufta dhe emigrantëve ekonomikë gjatë dy viteve të fundit ka pasur efekte të mëdha politike dhe sociale në Gjermani. Reagimi i ashpër politik, është rritur sidomos pas regjistrimit të një serie sulmesh terroriste në Gjermani gjë që ka çuar në lëshimin e kritikave nga mbarë vendi ndaj Kancelares Angela Merkel. Mbi të gjitha është kritikuar për politikën e saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve Ky është edhe shkaktu se pse qeveria gjermane është angazhuar se do të përshkallëzojë normat e kthimit të emigrantëve. edhe për shkak. Megjithatë, ligji ndërkombëtar e ndalon “kthimin” e refugjatëve në zonat ku mund të përballen me rreziqe të mëdha nga lufta apo persekutimi. Ndërsa çdo kërkesë për azil duhet të vlerësohet individualisht, duke mos pasur asnjë lloj diskriminimi ndaj grupeve të veçanta.

Burimi: DW

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613