INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëngje frutash në mëngjes për fëmijët, 'bie' miti, çfarë rrezikohet

Lëngje frutash në mëngjes për fëmijët, 'bie' miti, çfarë rrezikohet

Publikuar më: 16:48 28-05-2018

Deri më tani kemi menduar se një gotë me lëng portokalli në mëngjes na bën mirë të gjithëve veçanërisht fëmijëve.

Por studimet janë të pafundme dhe shpeshherë hedhin poshtë shumë prej riteve që ne besonim apo ndjekim.

Sipas një kërkimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Mjekësisë në Vjenë këshillohet që prindërit duhet të ndalojnë së ushqyeri fëmijët me lëngje frutash në mëngjes.

Dhe kjo sigurisht e ka një arsye, një vakt i tillë besohet se ndikon në trupin e fëmijëve duke i kthyer në obezë.

Duke u bazuar tek studimi u pa se ata që pinin një gotë me lëng në mëngjes ishin më të riskuar që të ishin në mbipeshë.

Besohet se lëngjet e frutave janë një zgjedhje e shëndetshme por në fakt ato janë të mbushura me sheqerna dhe kalori.

Studimi sqaron se duke e kaluar shpejt mëngjesin me një lëng frutash fëmijët janë më të riskuar që të shtojnë në peshë dhe të preferojnë ushqime të shpejta gjatë ditës.

Ekspertët e Universitetit të Vjenës morën nën vrojtim zakonet e mëngjesit të 650 fëmijëve. Dhe u vu re se ata që pinin ujë në mëngjes ishin 40 përqind më pak të riskuar që të bëheshin obezë.

Një nga ekspertet doktoresha Maria Luger u bëri thirrje prindërve që të reduktojnë përmbajtjet e sheqerit në mëngjeset e fëmijëve.

‘Është e rëndësishme të kenë një mëngjes të mbushur me fibra, kështu që hani një mollë ose portokall jo një lëng, pini ujë edhe nëse pini lëngje frutash shtoni uji’ nënvizoi studiuesja.

Article Logic
Execution time: 0.0022180080413818