INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lenjani falënderon të gjithë me një postim emocionues

Lenjani falënderon të gjithë me një postim emocionues

Publikuar më: 09:14 23-06-2016

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, thotë se përherë e ka ëndërruar që ta përfaqësojë kombëtaren shqiptare dhe se është krenar që “ka veshur fanellën e shenjtë të Shqipërisë”.

Shqipëria u eliminua nga Euro 2016 duke përfunduar në pozitën e tretë të Grupit A, megjithatë pavarësisht eliminimit Lenjani thotë se ekipi shqiptar realizoi ëndrrën shekullore dhe se kurrë s’do ta harrojë eksperiencën e Euro 2016.

“Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punoj shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë. Tani kjo ëndërr u bë realitet, un jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë. Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jem. Është emocionuese për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare. Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që barti këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”, ka shkruar futbollisti në një postim në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0028691291809082