Ermir Lenjani mund të transferohet në Turqi gjatë merkatos së janarit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka ditët e numëruara te skuadra franceze, Rennes.
Ai gjatë janarit pritet të bëhet me skuadër të re. Sipas Panorama Sport, Lenjani është në listën e dëshirave të skuadrës turke, Kayserispor, ku luan edhe Alban Meha.
Kurse, gjatë këtyre ditëve është përfolur se ish-anëtari i St. Gallenit, ka zgjuar edhe interesimin e Udineses dhe Nantesit