Pas Afërdita Dreshajt, një tjetër shqiptare do të jetë krah aktorit Holliwood-ian Leo Di Caprio.
Ka qenë vetë Aurela Hoxha ajo që ka postuar në Istastorien e saj ftesën që donacioni i aktorit i ka bërë për të qenë pjesë e eventit të radhës.
Kujtojmë që kjo nuk do të jetë hera e parë që showgirl-i shqiptar do të takojë të preferuarin e femrave pasi ata të dy janë takuar edhe para dy vitesh në Amfar në Kanë.
Aktiviteti kushtuar mjedisit do të zhvillohet me 26 korrik, kauzë kjo të cilën aktori e mbron prej vitesh.
Kate Winslet, Madonna apo Tom Hanks janë vetëm disa nga emrat e yjeve botërorë krah të cilëve do të jetë Aurela në Saint Tropez Gala.