Do apo nuk do ai, Leo DiCaprio është kthyer në objekt humori.
Aktori nuk i ka shpëtuar as mbrëmjes së çmimeve SAG të mbajtur përgjatë fundjavës. Ai ka rënë viktimë e batutave të dyshesh së komedianeve, Tina Fey dhe Amy Poehler, të cilat teksa kanë prezantuar 82-vjeçaren Carol Burnett me çmimin e karrierës, u ndalën të komentonin edhe performancën e DiCaprio-s në filmin "The Revenant". Më konkretisht aktoret bënë batuta në lidhje me vështirësinë e rolit të DiCaprio-s duke thënë se s'është asgjë të flesh i hipur mbi një kalë apo të hash mëlçinë e një bualli. "Carol do të kishte fjetur, do ta kishte veshur, do të kishte bërë një këngë dhe një kërcim për atë kalë" ka vazhduar më tej me humor Amy Poehler. Sigurisht të gjithë këtë Leo e ka përcjellë vetëm me buzëqeshje!