Leo DiCaprio ka dhënë se fundmi një tjetër performancë për Oscar, kësaj here duke u munduar t’i fshihet kamerave dhe aparateve fotografike.
Aktori së bashku me shokët e tij ishin këtë të dielë në Brooklyn për të ndjekur live një ndeshje hokej mes New York Islanders dhe Buffalo Sabres, ku kanë bërë çmos për të mos rënë ne sy. Sigurisht si më i famshmi i momentit, dhe jo vetëm, Leo është përpjekur më tepër se miku i tij në karriken ngjitur, Kevin Connolly, për t'iu shpëtuar kamerave. Si?
Po ja, duke ngritur jakën e xhaketës dhe duke ulur strehën e kapeles. Një lëvizje kjo klasike e njohur nga të gjithë, por që në rastin e Leos nuk ka funksionuar gjatë. Herës tjetër i sugjerojmë të kamuflohet, megjithëse vazhdojmë të mos e kuptojmë arsyen për t’u fshehur në publik. Gjithsesi duhet pranuar se të shohësh DiCaprion teksa mundohet t'i fshihet kamerave është shumë herë më interesante se sa performanca e tij e tejzgjatur në "The Revenant"!