INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo DiCaprio financon 1 milionë dollarë për të mbrojtur këtë copëz mrekullie në Afrikë [FOTO]

Leo DiCaprio financon 1 milionë dollarë për të mbrojtur këtë copëz mrekullie në Afrikë [FOTO]

Publikuar më: 11:18 31-03-2018

Aktori i njohur ka financuar këtë marrëveshje e cila mbron bukuritë natyre të Seychelles dhe që ishujt e saj kapin përmasat e Britanisë.

Në këtë zonë do të ndalohen të gjitha përdormiet nxjerrëse prej tij, si peshkimi apo eksplorimi i naftës.

Marrëveshja me kreditorët e vendit u ndërmjetësua nga The Nature Conservancy dhe përfshinte një grant prej 1 milionë dollarësh nga Fondacioni Leonardo DiCaprio.

Seychelles ka njoftuar planin pionier për ruajtjen detare të mbështetur nga Leonardo DiCaprio, duke synuar sigurimin e jetëgjatësisë së biodiversitetit të saj.

Kjo lloj marrëveshjeje është e para e këtij lloji.

115 ishujt e arqipelagut janë izoluar nga masat tokësore kontinentale për miliona vjet.

Atoll Aldabra, një vend i trashëgimisë Botërore nga UNESCO, është shtëpia e popullatës më të madhe botërore të breshkave gjigante, lopëve të detit në rrezik kritik zhdukjeje dhe bazave të vezëve për një numër speciesh të rralla.

Plani i mbrojtjes do të përfundojë deri në vitin 2021.

Sipas saj, 21 milionë dollarë (17 milionë euro) të borxhit të qeverisë u shkëmbyen për financimin e ruajtjes për të mbrojtur kombin e varfër që varet nga oqeani, kundrejt efekteve të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ngrohjen, ngritjen dhe acidifikimin e detrave.

"Kjo përpjekje do të ndihmojë njerëzit e Seychelles të mbrojnë oqeanin e tyre për brezat e ardhshëm dhe do të shërbejë si një model për projektet e ardhshme të ruajtjes detare në të gjithë botën", tha DiCaprio i cili dha garantin prej 1 milionë dollarësh.

4984076400000578-5426605-In_a_tweet_the_actor_said_the_two_new_marine_protected_areas_equ-a-25_1519389609227.jpg

Seychelles-Nature-889x592.jpg

22099e_9a1e0e65a691461484592ffb0499e6af_mv2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625