Të jesh aktor i kategorisë “A”, është një biznes i mundimshëm dhe Leonardo DiCaprio duhet ta dijë këtë.
Ai ka një axhendë të mbushur me mbledhje partish dhe premiera në të gjithë botën si dhe angazhime të tilla nisur që nga takimet me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Ban Ki-mun deri tek Papa. Por ndërkohë që aktori flet gjatë gjithë kohës për mbrojtjen e mjedisit, raundi i radhës së udhëtimeve të tij ka qenë 7,942 milje dhe është bërë i gjithi me avion privat. Një mënyrë udhëtimi kjo tejet armiqësore për mjedisin.
Kjo është e turpshme për 41 vjeçarin i cili edhe gjatë fjalimit që mbajti në momentin kur fitoi çmimin Oscar foli për masat që duhet të merreshin për ndryshimin e klimës. DiCaprio jo gjithmonë e praktikon atë që predikon nëpër fjalimet e tij. Në vetëm pesë muajt e fundit, ai ka udhëtuar së paku 90,606 milje me aeroplan në 18 udhëtime të veçanta.