Ai sapo është ndarë nga e dashura e tij modele, Nina Agdal, dhe është gati për t’iu rikthyer aksionit.
Leo DiCaprio duket se nuk vuan aspak nga probleme zemre dhe nga veprimet e tij na krijon përshtypjen se është i mendimi që “plumbi nxirret me plumb”. Pikërisht këtë la të nënkuptohet në mbrëmjen e amfAR në Kanë ndërkohë që po “përzihej” me bukuroshet më në zë të momentit, dhe në radhën e tyre gjendej edhe një shqiptare. Natyrisht që bëhet fjalë për Rita Orën, këngëtaren bukuroshe që duket se ka vjedhur vëmendjen e shumë emrave në eventin prestigjoz. Pas David Beckham, të ciline takoi me shumë përzemërsi, radhën e kishte Leo DiCaprio për t’u “hutuar” pas artistes seksi 26 vjeçare. Por ajo nuk ishte e vetmja pasi aktori fitues i çmimit Oscar u duk goxha i interesuar edhe për Bella Hadid, dhe dieht që modelet kanë qenë gjithmonë një dobësi e tij.