Thuhet se Leonardo DiCaprio shumë shpejt do të ketë Oskarin e tij të parë por me sa duket, Leo ka nisur të festojë që tani.
Aktori 41 vjeçar është fotografuar nga paparacët, teksa dilte nga një klab nate në Londër rreth orës tre të mëngjesit. Sigurisht që një mashkull aq tërheqës sa ai nuk mund të ishte i vetëm, por i shoqëruar nga tre vajza misterioze, të cilat hipën në të njëjtën makinë me të. Pamje të tilla janë bërë gati të zakonshme për DiCaprion, por fundja gjithçka është normale për aq kohë sa ai vazhdon që të jetë single.
Kujtojmë se Leo është parë kohët e fundit në Londër që nga ndarja e çmimeve BAFTA, ku ai fitoi çmimin si "Aktori më i Mirë"në filmin "The Revenant". Për po të njëjtin çmim është i nominuar edhe në ndarjen e çmimeve Oskar, eventi i cili do të mbahet më 28 shkurt në Hollywood.