Leonardo DiCaprio po përballet me akuzën e radhës.
Aktori ka marrë urdhër që të kthejë miliona dollarë pasi mendohet se janë shpërdoruar. Supozohet se këto para janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of wall Street” si dhe mendohet se i janë dhënë jo me të drejtë fondacionit të tij.
Në dokumentat e akuzës shkruhet se një pjesë e mirë e këtyre parave kanë shkuar në xhepin e DiCaprios ndaj Departamenti ik Drejtësisë ka nisur hetimet për të zbuluar se ku kanë shkuar 3.5 milionë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malajzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë.