Leo DiCaprio ka qenë i pranishëm dje në koncertin “Formation” të Beyonce-s, në New York, jo si i famshëm por si një fans.
DiCaprio ka zgjedhur të kalojë kështu mbrëmjen e tij, i pashoqëruar nga Rihanna apo ndonjë prej mikeshave modele këtë herë. Mesa duket, aktori aq i përfolur për lidhjet e tij të dashurisë dhe marrëdhëniet me femrat, është një nga fansat më të mëdhenj të këngëtares.
Njerëzit mund të mos e kenë njohur në fillim për shkak të kapeles që mbante në kokë, por sapo ka kuptuar se nuk mund të fshihej më, ai është përpjekur të shijojë atmosferën. Përveç shijimit të këngëve dhe të qënit pranë Beyonce, shumë prej fansave u pëlqeu fakti që ishin njëkohësisht pranë një aktori si Di Caprio. Mirësevjen në botën e fansave të Beyonce, Leo!
Leo was at Beyoncé's concert yesterday. pic.twitter.com/TXyaB5vUJP
— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprioFans) June 8, 2016