Një nga “golat” më të bukur të Messit!
Ai dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo u bënë prindër për herë të 3-të, pasi mëngjesin e kësaj të shtune lindi djali i tretë i çiftit. Lajmi u konfirmua nga vetë sulmuesi i cili publikoi një foto të ëmbëm me të birin në INSTAGRAM ku i ka zbuluar vetëm dorën e vogël. Edhe ekipi i Barcelonës e konfirmoi këtë lajm, pasi theksoi se ai nuk është grumbulluar për sfidën ndaj Malagës për t’i qëndruar pranë bashkëshortes dhe djalit të tij të sapolindur. Pas Thiagos dhe Mateos, Ciro është djali i tretë i familjes Messi, me argjentinasin që po kalon një moment të artë jo vetëm në fushën e blertë por edhe në jetën private.