Barcelona bëri 4 blerje në këtë merkato vere: Malcom, Clement Lenglet, Arthur dhe Arturo Vidal. Drejtuesit blaugrana ishin kundër afrimit të një emri të madh, edhe pse në media u përfol se ata kishin shfaqur interesim për futbollistë si Paul Pogba, Adrien Rabiot dhe Antoine Griezmann.Por asnjëri prej tyre nuk u arriti që të bindej të ndryshonte ekip. Ky dështim ka ngjallur shqetësim të madh tek ylli i skuadrës, Lionel Messi. Argjentinasi nuk po arrin të kuptojë se përse emrat e mëdhenj kanë refuzuar që të bëhen pjesë e blaugranave.
Barça e ka pasur shumë të vështirë që të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Andres Iniesta pasi ai vendosi që të transferohej në Japoni te skuadra e Vissel Kobe dhe Messi beson se klubi duhet që të zgjidhë këtë çështje, nëse ata duan që të jenë një ekip konkurrues dhe që të fitojë tituj me rëndësi.Në Spanjë shkruajnë se “Pleshti” e shikon Paul Pogba-në si njeriun perfekt për të zënë vendin e lënë bosh nga Iniesta. Gjithsesi, drejtuesit e klubit kanë qenë hezitues për të bërë shpenzime të mëdha për futbollistët e rinj për shkak të rregullave të Fair Play-t Financiar.
Por një zgjidhje është për të marrë mesfushorin francez. Pogba mund të huazohet në janar dhe të blihet më pas në verën e ardhshme. Messi u ka kërkuar drejtuesve që ta marrin kampionin botës, pasi me situatën aktuale shanset janë shumë të mëdha që transferimi të kryhet.