INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leonard Bombaj flet për Ajsi Xhaxhajn. Ja cila është e vërteta

Leonard Bombaj flet për Ajsi Xhaxhajn. Ja cila është e vërteta

Publikuar më: 12:32 01-04-2017

Pas disa vitesh heshtje, historia e akuzës për përdhunim të Ajsi Xhaxhajt është rikthyer në vëmendjen e mediave sërish. Ajsi, vajza që ka qenë e aktivizuar për disa vite te Kripëmjaltëzat, grupi i fëmijëve i drejtuar nga Leonard Bombaj, e ka akzuar atë për përdhunim. Prokuroria e ka shpallur të pafajshëm Bombajn dhe kjo çështje u mbyll para 6 vitesh, por pak kohë më parë Ajsi, e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, përsëriti akuzat ndaj Bombajt, duke e quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës. Pas kësaj Leonard Bombaj ka folur edhe një herë për historinë e përdhunimit të Ajsi Xhaxhaj, i ftuar në “Oktapod” me gazetarin Turjan Hyskaj. Ai vazhdon të pohojë se e gjithë kjo është një sajesë e vajzës dhe se pafajësia e tij është e provuar ligjërisht, e ndërsa ka treguar se ka qenë ai që ka bërë denoncimin dhe jo pala e Ajsit. “Ka qenë një çështje të cilën e kam hapur unë dhe jo çështje që e kanë hapur të tjerët. Këto janë të gjitha të shkruara në Prokurori me data. Pastaj kanë ngritur pretendime të tjerët. Ka patur paralelisht me punët e Prokurorisë kërcënime që unë të hiqja dorë, se përndryshe do më bënin mua këtë gjë në media etj. Por janë 5 veta bashkë me vajzën të cilët kanë hyrë në shtëpinë time me pistoletë, të provuara nga Prokuroria”,-u shpreh Bombaj. Më pas, ai shton se Ajsin e ka përjashtuar nga “Sirea Film” kur ka zbuluar se ajo prostituohej, duke treguar se për këtë ka edhe filmime. “E kisha përjashtuar nga Sirea Film sepse u zbulua se trafikoj gjithandej, të provuara, më lejo të them se ka prova për këtë, pamje, dëshmi”, ka shtuar Bombaj. Ndërkohë ai ka thënë se nga intervista që Ajsi dha në “Pasdite në Top Channel” i kishte bërë përshtypje vetëm një pjesë e intervistës ku ajo kishte pohuar se i kishte ardhur për të qeshur kur kishte lexuar librin që Bombaj ka botuar lidhur me këtë histori. “Dua t’i them një pyetje: “Të vjen të qeshësh me këngën porno që ke kënduar dhe ke shpërndarë në Youtube? Të vjen të qeshësh ty, që merr babanë tënd në telefon dhe i thua se jam te shtëpia e profesorit, dhe i thua fol pak me nusen, dhe e çon në veshin tjetër ku imiton zërin e nuses”, është shprehur ai. Për aktorin Lonard Bombaj historia e akuzave të Ajsi Xhaxhajt, është një histori e mbyllur. Ai ka këmbëngulur që media, nuk ka pse ushqen publikun me këtë temë, që Ajsi, e veshur me kostumin e viktimës, e përdor në karrierën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0026309490203857