Pas Lorenzo dhe Matteo, Leonardo Bonucci do të bëhet baba për herë të tretë. Mbrojtësi i Juventus ka dashur të tregojë lajmin e mrekullueshëm (ashtu si ai edhe bashkëshortja Martina Maccari) duke publikuar në profilin e tij në “Instagram” fotografitë e ekos, e cila shoqërohet me një mesazh.
“Më pas vjen Ti! Bukuria perfekte mes stuhisë dhe qetësisë. Diçka e përkryer mes logjikës dhe ndjesisë. Besueshmëria e frikës dhe dashurisë. Vjen në momentin e duhur dhe sjell durim… duke respektuar kohët që zemra nuk mund të përshpejtojë.”
Hashtag ishte #littleMiscoming (një M e vogël, si Marina). Pra, me shumë gjasa do të jetë vajzë…