Leonardo DiCaprio dhe modelja Camila Morrone janë në një lidhje prej disa vitesh tashmë dhe duket se gjërat sa vijnë e bëhen më serioze. Sipas një burimi të afërt të dyshes, duket se lidhja e tyre nuk është aspak diçka kalimtare, pasi Camila kalon një kohë të gjatë në shtëpinë e aktorit. Modelja njihet si e dashura e Leos, madje është takuar dhe me familjarët e këtij të fundit. Sipas një burimi për ‘E!News’, Camila dhe Leo janë të dashuruar dhe të çmendur pas njëri-tjetrit. Pavarësisht se janë seriozë për njëri-tjetrin, duket se martesa ende nuk është në plan, por kjo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt. Roli i radhës i Leonardos do të jetë në ‘Once Upon a Time in Hollywood’, një film të realizuar nga Tarantino që do të publikohet në datën 26 të këtij muaji.