Ndër vite aktori i famshëm hollivudian Leonardo Di Caprio ka qenë i nominuar 5 herë si kandidat për një çmim “Oscar” dhe pas shumë përpjekjesh arriti të rrëmbejë një të tillë.
Në vitin 2016, 44-vjeçari fitoi një “Oscars” si aktori më i mirë mashkull për filmin “The Revenant” por së fundmi u detyrua që ta kthente mbrapsht kupën që i’u dha nga Marlon Brando.
Ky i fundit është vlerësuar me këtë kupë në vitin 1954 për “On The Waterfront”. E njejta kupë i është dhuruar Di Caprios nga Red Granite si shenjë falenderimi për punën e tij në “The Wolf Of The Wall Street”. Kjo kupë është prodhuar nga Jho Low i cili momentalisht është duke u hetuar për mashtrim.
Deri në fund të hetimit të tij të gjitha kupat e “Oscars” do të sekuestrohen pasi tashmë janë pjesë e hetimit në lidhje me mashtrimin e inestimeve.