Kur ai nuk është duke xhiruar filma, Leonardo DiCaprio e kalon kohët e tij të vyer duke u marrë me çështje mjedisore..dhe planifikimin për një udhëtim në Mars. Pra, bën sens që ai mund t’i kombinojë të dyja këto, por është për tu habitur se ky kombinim vjen në formën e një filmi me superhero.
Sipas “The Hollywood Reporter”, kompania e DiCaprio-s, është duke zhvilluar një film rreth “Captain Planet”, superheroi me flokë jeshile i viteve ’90-të, i cili luftonte njerëzit që dëmtonin mjedisin pasi thirrej nga “The Planeteers”. Këta të fundit ishin 5 adoleshentë nga kontinente të ndryshme, dhe mblidheshin për të mbrojtur botën nga ndotja, kriminelët, dhe fatkeqësitë natyrore.Kur situata përkeqësohej për ta, kombinonin forcat për të krijuar “Captain Planet”.
Kompania e DiCaprios është duke punuar me Glen Poëell, i cili do të shkruajë skenarin së bashku me Jono Matt. Ende nuk dihet se kur do të lançohet filmi, por gjasat janë që DiCaprio do të jetë superheroi ynë i ri.