INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leonardo DiCaprio urdhërohet të dëshmojë në gjykatë  [FOTO / VIDEO]

Leonardo DiCaprio urdhërohet të dëshmojë në gjykatë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:23 20-06-2016

Leonardo DiCaprio duhet të dëshmojë në rastin  e ngritur nga një ish agjent burse.

Ky i fundit pretendon se protagonisti  i "The Wolf of Wall Street ", Di Caprio ka ardhur në këtë film me një rol si “Kriminel , përdorues droge dhe i çoroditur”.  Andrew Greene  ka pretenduar se karakteri në film i Nicky Koskoff është bazuar tek ai vetë prandaj edhe ka kërkuar 25 milionë dollarë dëmshpërblim.

 Greene ka punuar në Stratton Oakmon, si agjent i bursës, mes viteve 1993 – 1996. Mësohet gjithashtu, se ai ka paditur prodhuesit e filmit, përfshirë Paramound Pictures, Red Granite Pictures dhe bashkëpunëtorë të tjerë të realizimit të filmit. Gjatë seancës të së enjtes, të akuzuarit  kanë thënë se Leonardio Di Caprio nuk duhet të përfshihet në këtë çështje pasi ai thjesht ka luajtur rolin që i është caktuar. Ndërsa nga ana tjetër, gjykatësi i ka dhënë të drejtën ish agjentit që të depozitojë kërkesën ditën e  enjte në New York. 

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749