Kur përmendet emri i Bora Zemanit, të gjithëve na shkon mendja se bëhet fjalë për ndonjë detajë tjetër në lidhje me Donald Veshajn.
Ka disa kohë që kur përmendet emri i Bora Zemanit, të gjithë u shkon në mendje edhe Donald Veshaj. Kjo për shkak se që prej momentin që u kapën bashkë në një event të Valdrin Sahitit, fansat janë të bindur se janë rikthyer bashkë.
Por kësaj radhe bëhet fjalë për tjetër gjë. Ndjekësit kësaj here kanë komentuar paraqitjen e saj, një veshje të moderatores së njohur.
Së fundmi, Zemani ka bërë xing në veshje me këngëtaren e njohur, Leonora Jakupi.
Moderatorja në after-party-n e sfilatës së Valdrin Sahitit zgjodhi të vishte një nga fustanet e stilistit, të cilin Leonora e ka veshur para shumë kohësh, kur ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Bëhet fjalë për fustanin e gjatë ngjyrë kaf, të mershinit i cili mesa duket është një ndër fustanet e Valdrinit që pëlqehet shumë.
E sigurisht që fansat janë dakord që fustani u qëndron mjaft bukur të dyja vajzave dhe i shfaq shumë elegante, duke u theksuar edhe linjat trupore.