INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Leopardi hyn në shkollë, aksion i madh për kapjen e tij

Publikuar më: 11:34 08-02-2016

Në një shkollë të qytetit indian, Bangalore, ka hyrë një leopard duke plagosur 6 persona të cilët po përpiqeshin ta kapnin.

Sipas mediave vendase, një shkencëtar dhe një punonjës pyjesh ishin mes të plagosurve, të cilët u angazhuan për të kapur kafshën e rrezikshme. Për të kapur leopardin janë dashur gati 10 orë, shkruan BBC.

Leopardi mashkull, 8 vjeç, ishte parë të hynte në ambientet e shkollës në zonën e Kundalahallit, pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentin kur leopardi sulmonte një person pranë pishinës.

“Ishte tepër e vështirë që ta kapje. Edhe pse i ishin injektuar qetësues, kapja e tij u arrit rreth orës 20:15 me orën lokale, vetëm pasi ilaçi dha efektin”, ka thënë për gazetarët një zyrtar i policisë, S. Boralingaiah.

Mendohet se leopardi ka arritur të hyjë në shkollë pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Ai është dërguar në parkun kombëtar ndërkohë që mes të plagosurve është dhe një kameraman.

Sipas mediave vendase, në Indi jetojnë më shumë se 12-14 mijë leopardë.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564