Europa Perëndimore po përballet përsëri me temperaturat përvëluese, me valën e dytë të nxehtësisë për këtë muaj dhe për të arritur kulmin e saj këtë të enjte.
Alarm i kuq është lëshuar për veriun e Francës me temperatura mbi 41 °C. Edhe Parisi po “digjet”.
Në Angli temperaturat do kalojnë vlerën 39 °C. Autoritetet kanë urdhëruar që trenat të mos lëvizin, pasi hekurudhat mund të lirohen për shkak të të nxehtit.
Gjithashtu të dhënat e temperaturave në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë, janë ekstreme, përkatësisht 40 °C, 40°C dhe 39 °C. Edhe vendi ynë po kalon ditë të nxehta, termometri ka shënuar deri 38 gradë.
Të dhënat që kthehen në fund të shekullit të 19-të tregojnë se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me rreth një shkallë që nga industrializimi.