INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letër drejtuar Kryeministrit Rama,  nga LSI-PD-PDIU [FOTO]

Letër drejtuar Kryeministrit Rama, nga LSI-PD-PDIU [FOTO]

Publikuar më: 20:46 23-12-2016

Duke e vlerësuar si tepër të rëndë dhe tepër kritike situatën e krijuar në Sharrez lidhur me lëkundjet e krijuara që kanë dëmtuar shumë rëndë banesat e banorëve  si dhe kanë krijuar një gjëndje shumë të rëndë psikologjike për ta.

Duke vlerësuar se situata është e përsëritur dhe sa vjen dhe rëndohet  gjithnjë e më shumë, duke krijuar një situatë pa rrugëdalje, dhe që rëndohet në mënyrë të pakthyeshme për të ardhmen e gjithë zonës dhe banorëve të saj, kërkojmë:

 

  1. Komisioni për verifikimin dhe zgjedhjen e situatës të kryesohet nga Zv. Kryeministri  dhe në përbërje të jenë ministrat e energjetikës, të ekonomisë, të financave dhe të pushtetit lokal si dhe nga ekspertë  ku në mënyrë të domosdoshme të jenë pjesë e komisionit dhe ekspertëve të pavarur që gëzojnë besimin e komunitetit të Zharres  por edhe që kanë një eksperiencë teknike  tepër të madhe në njohjen e gjeologjisë  së naftës dhe kërkimit.
  2. Të shpallet gjëndja e emergjencës së zonës dhe të trajtohen banorët mbi ligjet në gjendjen e emergjencës.
  3. Të fillojë menjëherë zhdëmtimi  dhe riparimi i menjëhershëm i dëmtimeve që kanë bërë  të pamundur jetën e banorëve.
  4. Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pas asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të  patur një zgjidhje definitive të situatës.
  5. Të bëhet një hetim i thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës  nga bankers  Petrolum  si dhe devijimet eventuale të  karakterit teknik.
  6. Kërkojmë që Komisioni të fillojë sa më parë dhe të ketë një raport mbi zgjidhjen e situatës  brenda muajit janar. 

15590351_1406456789387158_6130159803427459135_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040161609649658